Tregim · Niveli A2 · Tregime nga shkolla
The Red Pen
Stilolapsi i kuq
Every Monday, Kushtrim's essay came back covered in red ink.
Çdo të hënë, hartimi i Kushtrimit kthehej plot shënime me të kuqe.
Mr. Berisha was the strictest teacher in the school.
Mësuesi Berisha ishte më i rrepti i shkollës.
He never smiled, and he never said “well done.”
Nuk buzëqeshte kurrë dhe nuk thoshte kurrë “të lumtë”.
And he always had a red pen in his hand.
Dhe gjithmonë kishte në dorë një stilolaps të kuq.
In March, Kushtrim got tired of it.
Në mars, Kushtrimit i erdhi në majë të hundës.
“He is going to hate it anyway,” he thought.
“Gjithsesi nuk do t'i pëlqejë,” mendoi ai.
So he wrote his next essay on the bus in ten minutes.
Prandaj hartimin e radhës e shkroi në autobus, për dhjetë minuta.
It was short, boring and full of mistakes.
Ishte i shkurtër, i mërzitshëm dhe plot gabime.
When he got it back, there were no red marks on it.
Kur ia kthyen, nuk kishte asnjë shenjë me të kuqe.
There was only one line at the bottom.
Kishte vetëm një rresht në fund të faqes.
“This isn't you, Kushtrim,” it said.
“Ky nuk je ti, Kushtrim,” shkruante aty.
“I read every word of your other essays, so I know.”
“Kam lexuar çdo fjalë të hartimeve të tua të tjera, prandaj e di.”
That evening, Kushtrim read the red notes on his old essays again.
Atë mbrëmje, Kushtrimi lexoi sërish shënimet e kuqe në hartimet e tij të vjetra.
Some of them were longer than his sentences.
Disa prej tyre ishin më të gjata se fjalitë e tij.
His next essay was five pages long.
Hartimi i tij i radhës kishte pesë faqe.
Of course, it came back with a lot of red ink.
Sigurisht, u kthye plot shënime me të kuqe.
But at the bottom, in small letters, Mr. Berisha wrote: “Too long, but very good.”
Por poshtë, me shkronja të vogla, mësuesi Berisha kishte shkruar: “Tepër i gjatë, por shumë i mirë.”
Kushtrim read it three times on the way home.
Kushtrimi e lexoi tri herë rrugës për në shtëpi.
Vazhdo në aplikacionin Mëso Anglisht
Më shumë tema, ushtrime dëgjimi dhe kuize për të testuar njohuritë. Falas për iPhone dhe Android.
Skano me telefon