Mëso Gjuhënmesogjuhen.com

Tregim · Niveli A1 · Tregime nga shkolla

The Wrong Room

Klasa e gabuar

“Is this the maths class?” Omar asks.

“Kjo është ora e matematikës?” pyet Omari.

It is his first day at a new school.

Është dita e tij e parë në një shkollë të re.

A tall woman smiles at him.

Një grua e gjatë i buzëqesh.

“Come in, come in!” she says.

“Hyr, hyr brenda!” thotë ajo.

Omar sits down at the back.

Omari ulet në bankën e fundit.

There are no books on the desks.

Mbi banka nuk ka libra.

There is a big piano in the corner.

Në një kënd të klasës ka një piano të madhe.

The students are standing and singing.

Nxënësit janë në këmbë dhe po këndojnë.

Omar doesn't know the song, but he sings too.

Omari nuk e njeh këngën, por këndon edhe ai.

He sings very loudly.

Këndon me zë shumë të lartë.

“You have got a great voice!” the woman says.

“Ke një zë të mrekullueshëm!” thotë gruaja.

A man with glasses is standing at the door.

Te dera qëndron një burrë me syze.

“Omar?” he asks.

“Omar?” pyet ai.

“I am your maths teacher, and our class is next door.”

“Unë jam mësuesi yt i matematikës dhe ne e kemi orën në klasën ngjitur.”

Omar's face is red.

Omari skuqet i tëri.

The music teacher laughs.

Mësuesja e muzikës qesh.

“Come back on Friday!” she says.

“Eja prapë të premten!” thotë ajo.

“The school choir needs you!”

“Kori i shkollës ka nevojë për ty!”

Ikona e Mëso Anglisht

Vazhdo në aplikacionin Mëso Anglisht

Më shumë tema, ushtrime dëgjimi dhe kuize për të testuar njohuritë. Falas për iPhone dhe Android.

Tregime të tjera të nivelit A1